Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Santiago de Compostela, në Spanjë

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Santiago de Compostela, Spanjë, për semestrin e dytë të akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Santiago de Compostela, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.usc.gal/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën 1 shkurt 2027 – 15 maj 2027;

Fushat e mësimdhënies:

https://www.usc.gal/en/services/area/international/mobility-teaching-staff

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (170 EUR për stafin akademik);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

  • CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
  • Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni mobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);
  • Letër ftese paraprake;

https://www.usc.gal/en/usc/departaments

  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 10 Dhjetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes