Studentët dhe Personeli i Huaj në Universitetin e Tiranës (Programi Erasmus+ ICM)
Menaxhimi i mobiliteteve
Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë (IRO) i Universitetit të Tiranës është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha mobiliteteve hyrëse dhe dalëse (studentë dhe personel) në kuadër të programit Erasmus+ ICM (KA171).
Për realizimin e mobiliteteve hyrëse në Universitetin e Tiranës kërkohet nominimi zyrtar nga universiteti partner Erasmus+, i cili duhet të dërgohet me email në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës rezervon të drejtën për të dhënë pranimin përfundimtar të studentit ose personelit të nominuar.
Dokumentacioni për studentët e huaj
(Studentë të nominuar nga një universitet partner i UT)
Studentët e nominuar duhet të përgatisin dhe dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Learning Agreement, i cili dërgohet për miratim në njësinë përkatëse në UT. (Shkarko dokumentin këtu).
- Nëse gjatë mobilitetit do ndryshoni lëndë plotësohet dokumenti Learning Agreement During Mobility
- Kopje e pasaportës (faqja e parë me të dhënat personale).
- Certifikatë gjuhe (minimumi niveli B1) në gjuhën e programit të studimit.
Informacion shtesë për studentët e huaj
Pas miratimit të dokumentit Learning Agreement nga njësia përkatëse në UT, studenti duhet të nisë procedurat për:
- Akomodim – UT nuk siguron akomodim për studentët e huaj, por ofron asistencë në gjetjen e tij.
- Viza studentore / Leje qëndrimi, sipas rastit. (Shih: Regjimi i vizave për shtetasit e huaj- https://punetejashtme.gov.al/informacione-mbi-regjimin-e-vizave-te-shtetasve-te-huaj/).
📌 Kujdes: Shtetasit e huaj që qëndrojnë në Shqipëri për më shumë se 3 muaj duhet të aplikojnë për Leje Qëndrimi brenda 30 ditëve nga hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë. IRO ofron asistencë gjatë procesit të aplikimit pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
Dokumentet për aplikim për Leje Qëndrimi
- Formulari i aplikimit për leje qëndrimi.
- Katër fotografi (47 mm x 36 mm).
- Kontratë qiraje ose vërtetim akomodimi.
- Dëshmi penaliteti (e legalizuar) nga vendi i origjinës.
- Vërtetim për përfitimin e grantit Erasmus+, lëshuar nga universiteti i origjinës, ku të specifikohet shuma përkatëse e grantit.
- Letër pranimi ose ftesë nga Universiteti i Tiranës.
- Sigurim shëndetësor i vlefshëm për gjithë periudhën e qëndrimit në Shqipëri.
Më shumë informacion: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/15388/DPPSH_15388_n4_s1_web.aspx?service_code=15388
Dokumentacioni për personelin e huaj
(Personel nga një universitet partner i UT)
- Plan Mobiliteti (për mësimdhënie ose trajnim).
- CV ose biografi e shkurtër.
- Certifikatë gjuhe (minimumi niveli B2) në gjuhën në të cilën do të zhvillohet shkëmbimi.
Personeli nga vendet e BE-së nuk ka nevojë për vizë për qëndrime më të shkurtra se 3 muaj.
Katalogu i kurseve në gjuhën angleze
Universiteti i Tiranës ofron një gamë të gjerë kursesh në gjuhën angleze:
- Katalogu i Kurseve në Gjuhën Angleze në UT
- Kurse të ofruara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: frëngjisht, italisht, gjermanisht, anglisht, greqisht, turqisht.
Afatet e aplikimit / pranimit
Rekomandohet që dokumentet e mobilitetit të përgatiten dhe dërgohen të paktën 45 ditë para fillimit të mobilitetit.
Kontakt
Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë – Universiteti i Tiranës
E-mail: iro@unitir.edu.al
Tel: +355 42250166
Dokumenta Tempalate
• Learning Agreement, incoming student; (click here)
• Mobility Plan for Teaching, incoming staff; (click here)
• Mobility plan for Training, incoming staff; (click here)
• Learning Agreement during Mobility incoming student; (click here)