Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari njofton Universitetin e Tiranës se Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari e Universitetit Amerikan në Bullgari (AUBG) organizon konkursin Balkan Youth Thinkathon.
Konkursi Balkan Youth Thinkathon parashikon të mbledhë 28 studentë nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria për të konkuruar në hartimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik të orientuara drejt të rinjve. Ata do të mësojnë nga ekspertë të klasit botëror për diplomacinë publike dhe komunikimin. Fituesit do t’i mundësohet një udhëtim falas në Bruksel dhe do të prezantojë idenë e tij përpara politikëbërësve.
Afati i fundit për aplikim është data 1 maj 2023. Vetë konkursi do të zhvillohet në fund të shtatorit në kampus. Ushqimi, akomodimi dhe 150 euro shpenzime udhëtimi mbulohen nga AUBG.
Aplikimi bëhet në linkun: https://www.aubg.edu/balkan-youth-thinkathon/
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën e e-mailit: thinkathon@aubg.edu
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!