Biodiversiteti i popullatës së mykut Aspergillus Sect Flavi dhe rreziku i kontaminimit nga mykotoksinat në kulturën e misrit, i prodhuar në Shqipëri, si shkak i ndryshimit klimatik - UNIVERSITETI I TIRANËS

Biodiversiteti i popullatës së mykut Aspergillus Sect Flavi dhe rreziku i kontaminimit nga mykotoksinat në kulturën e misrit, i prodhuar në Shqipëri, si shkak i ndryshimit klimatik

Titulli: «Biodiversiteti i popullatës së mykut Aspergillus Sect Flavi dhe rreziku i kontaminimit nga mykotoksinat në kulturën e misrit, i prodhuar në Shqipëri, si shkak i ndryshimit klimatik»,

Referencë: Nr. 892/1 Prot., datë 31.07.2023;

Kohëzgjatja: 24 muaj

Qëllimi i këtij studimi është të karakterizohet biodiversiteti i popullatës Flavi të seksionit Aspergillus në kulturën e misrit, i prodhuar në rajonet bujqësore më të rëndësishëm të Shqipërisë me metoda molekulare dhe kimike dhe të përzgjidhen shtamet vendase atoksigjene si kandidatë potencialë për trajtimin me metoda biokontrolli për të parandaluar kontaminimin e kësaj kulture bujqësore me aflatoksina;

Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi: Bilateral Kërkimor, Tekniko-Shkencore, mes Shqipërisë dhe Italisë 2023-2024, AKKSHI