Titulli: “Dëmi si rezultat i cënimit të emrit, nderit, personalitet, jetës private dhe dëmi i prejardhur, si probleme të rëndësishme reale në të drejtën private sot”;
Referencë: Nr. 1516/27 Prot., datë 22.05.2023;
Kohëzgjatja: 8 muaj;
Qëllimi: Ky projekt si një nga qëllimet kryesore të tij ka aftësimin e studentëve më të mirë të Fakultetit të Drejtësisë për të zhvilluar kërkimin shkencor dhe doktrinal në lidhje më dëmin e shkaktuar nga cënimi i nderit, personalitetit, jetës private si dhe për t’i aftësuar ata në pjesëmarrje për projekte shkencore të mëtejshme.
Qëllim tjetër i rëndësishëm dhe bosht i këtij projekti është pasurimi i literaturës dhe doktrinës juridike me punime të vlefshme në fushën e shkaktimit të dëmit si dhe mundësimi i një panorame teorike, konkrete dhe analitike të përgjegjësisë për dëmin jashtëkontraktor, në bazë të legjislacionit shqiptar në fuqi, si edhe duke iu referuar praktikës dhe legjislacionit të vendeve më të zhvilluara, sidomos atyre të BE-së.
Koordinator: Fakulteti i Drejtësisë
Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)