Titulli: «Developing Management of Public Organizations and European Public Administration in the framework of Albania’s EU Integration»- MPO_EPA;
Referencë: 101085418 — MPO_EPA — ERASMUS-JMO-2022-HEI-TCH-RSCH;
Kohëzgjatja: 36 muaj;
Projekti synon zhvillimin e 2 moduleve, “Menaxhimi i Organizatave Publike (MPO)” dhe “Administrata Publike Evropiane (EPA)”. Të dy modulet janë shumë të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes moduleve studentët do njihen me kontekstet profesionale të jetës reale me synim rritjen e punësueshmërisë së tyre. Së dyti, duke ofruar strategji efikase menaxhimi, vendimmarrje demokratike dhe qeverisje të mirë brenda kontekstit të BE-së, synohet t’i ofrohen administratës publike dhe organizatave publike punonjës shumë të aftë për të rritur kapacitetet menaxhuese dhe drejtuese.
Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë;
Programi: Erasmus+, Jean Monnet Actions