Titulli i Disertacionit: Parashkrimi i ndjekjes penale dhe i ekzekutimit të vendimeve penale
Autori: Evangjeli Xhuvani
- Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti Penal
- Fusha e studimit: E Drejtë Penale
- Data e publikimit: 27.10.2026
- Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Evangjeli Xhuvani
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti: Instituti i parashkrimit përbën një nga insitutet më të rëndësishme të së drejtës penale shqiptare, duke garantuar nnjë procesi të rregullt dhe të drejtë penal, si dhe në mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Ky institut është i parashikuar në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal dhe gjen zbatim edhe ne dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Funksionimi i mekanizmit të parashkrimit mbështetet në një sërë parimesh themelore të së drejtës penale, përfshirë parimin e sigurisë juridike, parimin e ligjshmërisë, humanizmit, dënueshmërisë dhe të tjera, të cilat bëhen të dukshme gjatë analizës së këtij institucioni juridik. Kodi Penal shqiptar parashikon dy forma të parashkrimit: parashkrimin e ndjekjes penale dhe parashkrimin e ekzekutimit të dënimit. Qëllimi i këtij punimi është të shqyrtojë në mënyrë të detajuar karakteristikat kryesore të këtij instituti, me fokus në afatet kohore të përcaktuara nga legjislacioni penal, si dhe ndikimin e tyre në garantimin e të drejtave themelore të individëve, në harmoni me parimet bazë të së drejtës penale. ajo që është me rëndësi në këtë punim është edhe analiza e nocioneve sit ë ndërprerjes dhe të pezullimit të parashkrimit dhe nevojat e ndryshimeve ligjore. Gjithashtu, punimi përfshin një analizë krahasuese me legjislacione të vendeve të tjera, me synim evidentimin e ngjashmërive dhe dallimeve në trajtimin e këtij institucioni. Kjo analizë nënvizon rëndësinë e gjerë që parashkrimi ka jo vetëm në kuadrin e së drejtës penale shqiptare, por edhe në sistemet penale të shteteve të së drejtës në përgjithësi, duke krahasuar legjislacionet përkatëse dhe evidentuar se cilat janë problematikat në legjislacionin tonë të brendshëm. Në një pjesë e rëndësishme e këtij punimi i kushtohet analizës së praktikës gjyqësore, e cila reflekton qartë ndikimin e madh të këtij instituti dhe ndërlidhjen e tij me institute të tjera të së drejtës penale. Për të ilustruar më mirë zbatimin praktik të parashkrimit, janë paraqitur raste konkrete nga jurisprudenca, të cilat ndihmojnë në kuptimin më të saktë dhe të drejtë të këtij instituti në kontekste të ndryshme ligjore.
Abstract: The statute of limitations constitutes one of the most important institutions of Albanian criminal law, ensuring a fair and regular criminal process, as well as the effective protection of individuals’ fundamental rights and freedoms. This institution is provided for in the General Part of the Albanian Criminal Code and is also applicable within the provisions of the Code of Criminal Procedure. The functioning of the statute of limitations is supported by several fundamental principles of criminal law, including the principles of legal certainty, legality, humanity, punishability, and others, which become apparent throughout the analysis of this legal institution. The Albanian Criminal Code recognizes two types of statutes of limitations: the statute of limitations for criminal prosecution and the statute of limitations for the execution of punishment. The aim of this paper is to examine in detail the main characteristics of this institution, with a focus on the time limits defined by the criminal legislation, as well as their impact on the guarantee of fundamental rights of individuals in harmony with the core principles of criminal law. Of particular importance in this study is also the analysis of concepts such as the interruption and suspension of the statute of limitations, as well as the need for legislative amendments. Furthermore, the paper includes a comparative analysis with the legislation of other countries, with the aim of identifying similarities and differences in the treatment of this institution. This analysis emphasizes the broad importance that the statute of limitations holds not only within the framework of Albanian criminal law but also in the criminal law systems of rule-of-law states in general, by comparing respective legislations and highlighting the issues present in our domestic legal framework. A significant part of this study is devoted to the analysis of judicial practice, which clearly reflects the major impact of this institution and its interconnection with other institutions of criminal law. To better illustrate the practical application of the statute of limitations, concrete cases from jurisprudence are presented, which help to gain a more accurate and fair understanding of this institution in various legal contexts.
