Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Qendrën e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Qendrën e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, për trajnim në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në Qendrën e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Nicolaus Copernikus në Torun, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+.

https://ucjo.umk.pl/en/

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fusha e shkëmbimit:
– Gjuhë Angleze;

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e kërkuara:

– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
– Plani i mobilitetit për trajnim*
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.

Afati për aplikim: 20 Prill 2026, ora 10:00.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes