Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI), ju informojmë mbi ngritjen e Institutit Parlamentar pranë Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka shpallur pozicionin vakant të Drejtorit të Institutit Parlamentar (IP).
Instituti është konceptuar në kuadër të Projektit “Për Mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimit Qytetar” (PACEP), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili zbatohet nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Instituti u themelua nga Kuvendi në janar të vitit 2021 si një shërbim i përgjithshëm më vete, për të mbështetur vendimmarrje të mirë-informuar përmes ofrimit të informacionit dhe produkteve kërkimore për deputetët. Gjithashtu, Instituti do të zhvillojë dhe dot të vendosë në zbatim një gamë të gjërë të programeve të edukimit qytetar, si dhe të nxis përfshirjen efektive të qytetarëve në punën e Kuvendit
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Kuvendin, NDI ka ofruar mbështetje në hartimin e fushëveprimit të përgjegjësive të IP dhe shërbimeve të tij, si dhe të përshkrimeve të punës dhe kualifikimeve të nevojshme për secilin nga pozicionet. Gjithashtu, NDI po bashkëpunon me Kuvendin për të zhvilluar një proces rekrutimi bazuar në parimet e meritokracisë, paanësisë partiake dhe profesionalizimit si dhe do të vëzhgojë të gjitha fazat e procesit të rekrutimit.
Afati i aplikimit : 09 shtator 2021.
Për më shumë informacion dhe dokumentet e aplikimit klikoni në linkun:
https://www.parlament.al/VendePune/Details/4310
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI . NJOFTIM PËR VEND PUNE . a) Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese. Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 pika 1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” ; Vendimit të Këshillit të Ministrave …
www.parlament.al
|
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!