Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 10të Studentore të UNICA me temë “Transforming Your University in the post COVID-19 age” në datat 18 –21 Korrik 2021!
Kjo Konferencë organizohet në Universitetin Nova de Lisboa në Portugali.
Ftohen të aplikojnë:
Studentë e vitit të tretë bachelor;
Studentët e nivelit Master;
Studentët Ph.D.
Akomodimi dhe drekat gjatë Konferencës do të mbulohen nga Universiteti Nova de Lisboa.
Universiteti i Tiranës do të mbulojë kostot e udhëtimit.
Dokumentat për aplikim:
Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha angleze);
Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);
Abstrakt (në gjuhën shqipe dhe angleze, maksimumi 1 faqe A4) mbi: “Transformimin e universiteteve në periudhën post – Covid” duke u fokusuar në 1 deri në 2 prej temave të diskutimit në këtë Konferencë, si më poshtë:
1. Science in the city
2. Equal, diverse and inclusive universities
3. Europe’s position in world’s politics
4. Social media and European societies
5. More sustainable societies: the role of universities
6. International students: engaging with local communities
7. How can Universities and cities work together to improve students’ life?
8. Formal and informal learning: Innovative pedagogical approaches prompted by the COVID-19 crisis
9. Inter-disciplinary and trans-disciplinary education
10. Jobs in the digital society: the role of universities
Afati i aplikimit: 01.03.2021
Dokumentat duhet dorëzuar dorazi dhe të skanuara në formatin pdf në adresën iro@unitir.edu.al të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese!