Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Aksaray, Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në datat 08 – 12 Maj 2023.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë);
Fushat e shkëmbimit:
- Gjuhë e huaj;
- Turizëm;
- Kimi;
- Shkenca politike;
- Mjedis;
- Kimi ushqimore;
- Informatikë.
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 Eur / ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze / turke) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 12 Prill 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!