Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për vitin akademik 2021-2022.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Complutense të Madridit, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie.

https://www.ucm.es/

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e studimit:

– Shkenca sociale;

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:

 

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle) + Lista e publikimeve;

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2)/ spanjolle);

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

 

– Letër pranimi paraprak nga universiteti partner (aplikantët duhet të kontaktojnë paraprakisht me Departamentin pritës në Universitetin Complutense);

 

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 24 Shtator 2021

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!