Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për pjesëmarrje në “Javën Ndërkombëtare të Trajnimit”, që ky universitet do të organizojë në muajin prill 2023.

 

http://uhu.es/english/

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:

 

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle) + Lista e publikimeve (për stafin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

 

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 13 Shkurt 2023, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Huelva nomination.pdf