Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin e Shkencave të Aplikara Emden Leer në Gjermani, për pjesëmarrje në “Staff Training Week”, në datat 26 – 30 Prill 2027.
https://www.hs-emden-leer.de/en/
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Tema e trajnimit: 7th International Staff Training Week “New Horizons and Challenges in University Life”.
Fushat:
- Knowledge and Technology Transfer;
- Staff Council;
- Computer Center;
- Faculty of Technology/Mechanical Engineering;
- Faculty of Business Studies.
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor (140 Eur/ditë);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademikme kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze/gjermane;
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën gjermane/angleze);
- Vërtetim punësimi;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
- Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
- Personeli duhet të bëjë gjithashtu regjistrimin online në linkun: https://www.hs-emden-leer.de/en/institutions/international-office/internationalization-at-home-university/staff-week/
Afati për aplikim: 06 Nëntor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
