Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran - Erasmus code TR KIRSEHI01, në Turqi, për - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të Programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së, në Universitetin Kırşehir Ahi Evran – Erasmus code TR KIRSEHI01, në Turqi, për

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin Kırşehir Ahi Evran, në Turqi.

https://erasmus.ahievran.edu.tr/

Llojet e mobilitetit:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

  • Ekonomiks;
  • Manaxhim dhe Administrim;
  • Literaturë dhe Linguistikë;
  • Histori dhe Arkeologji;
  • Gjeografi;
  • Matematikë;
  • Shkenca politike.

Për më shumë informacion referohuni linkut:

https://ahisinav.ahievran.edu.tr/

https://obs.ahievran.edu.tr/oibs/bologna/index.aspx?lang=en

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (148 Eur/ditë);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim punësimi;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
  • Plani i mobilitetit për Mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 09 Tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes