Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Politeknik Santarem, Portugali. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Politeknik Santarem, Portugali.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Politeknik Santarem, Portugali.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim në Universitetin Politeknik Santarem në Portugali, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.

 

https://www.ipsantarem.pt/

 

Llojet e mobilitetit:

 

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

Stafi do të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë: “Inteligjenca artificiale dhe impakti i saj në jetën akademike”, e cila do të zhvillohet në datat 15-19 maj 2023.

 

Fushat e shkëmbimit:

 

  • Informatikë Ekonomike;
  • Informatikë.

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);

-Kostot e udhëtimit 360 Euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.

Afati për aplikim: 27 Shkurt 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!