Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semetrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 (Kliko këtu për format të printuar)
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e trajnimit dhe mësimdhënies:
– Gjuhë italiane / gjermane / angleze / frënge / spanjolle / greke ;
http://www.lingue.unito.it/do/home.pl
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi;
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jeni shpallur më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Training-Mobility-Agreement-Incoming.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 11 Mars 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!