Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semetrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.erbakan.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.

 

Fushat e shkëmbimit:

          Gjuhë angleze;

          Histori dhe Arkeologji;

          Shkenca sociale dhe të sjelljes;

          Administrim biznesi;

          Drejtësi;

          Biologji dhe shkencat e saj;

          Mjedis;

          Fizikë.

 

Për t’u njohur me lëndët e ofruara klikoni në adresën:

https://erbakan.edu.tr/tr/birim/erasmus/sayfa/ders-havuzlari

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën shqipe / angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi;

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jeni shpallur më parë një mobilitet Erasmus+ (duke cituar mobilitetet e mëparshme dhe periudhat për secilin mobilitet);

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 28 Maj 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes