Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pecs, Hungari, për vitin akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pecs, Hungari, për vitin akademik 2020-2021.
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 05 Nëntor 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailiniro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!