Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke, për vitin akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke, për vitin akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke, për vitin akademik 2021-2022.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke për vitin akademik 2021-2022.

https://www.muni.cz/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim.

Kohëzgjatja e bursave:

–  5 + 2 ditë;

Fushat e studimit:

Për më shumë informacion për mobilitetet e stafit klikoni në adresën:

https://czs.muni.cz/en/staff-from-abroad

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë: 

– CV (+ lista e publikimeve në gjuhën angleze për stafin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës (niveli B2);

-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Letër pranimi paraprake nga universiteti pritës;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

 https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Afati për aplikim: 22 Mars 2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!