Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e studentëve bachelor ose master / (1 semestër);

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);

-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje – ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)

 

Afati për aplikim: 20 Shtator 2021 ora 11 a.m (Spanish Time).

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://uvamobplus.uva.es/publico/inicio

Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut:

 https://uvamobplus.uva.es/publico/courses

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:

https://uvamobplus.uva.es/files/61356/31/CALL_2_EN.pdf

* Të gjithë studentët e UT, të cilët gjejnë lëndë të ngjashme me programin e tyre të studimit mund të aplikojnë. Universiteti i Valladolidit preferon aplikime të studentëve bachelor në fushat: Edukim, Shkenca humane, Shkencave të Natyrës, Telekomunikacion dhe IT, Drejtësi.

Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ në UT.

Në dokumentin Learning Agreement (tabela A dhe tabela B), studenti duhet të plotësojë 20 – 30 ECTS.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!