Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 - 2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, në Ankara, Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e studentëve për studime me bursë Erasmus+;

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime me o grant (studenti nuk paguan tarifë shkollimi në Universitetin METU, por shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit i mbulon me vetë)

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

 

  • Bachelor (shkëmbim për studime);

 

  • Master (shkëmbim për studime);

 

*Studentët e nivelit Bachelor, duhet të kenë përfunduar minimalisht një vit studime në UT;

 

*Studentët e nivelit Master mund të kryejnë edhe kërkimin e tezës së diplomës, por duhet të kontaktojnë në mënyrë individuale me një profesor nga Universiteti METU, sipas programit të studimit, i cili është i gatshëm të punojë me ta.

 

Kohëzagjatja e bursave:

 

-Bachelor (1 semestër);

 

-Master (1 semestër);

 

Fushat e studimit:

 

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i METU klikoni në adresat:

 

https://catalog.metu.edu.tr/

 

https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/main.php

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);

 

-Kostot e udhëtimit (275 EUR, për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);

 

 

 

 

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 

  • CV (në gjuhën angleze / turke);

 

  • Foto personale;

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Certifikatë e gjuhës së huaj B1 sipas sistemit CEFR (anglisht / turqisht, në varësi të programit të studimit);

 

-*Learning Agreement (studenti duhet të kryejë në METU minimalisht 30 ECTS);

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

 

  • CV (në gjuhën angleze / turke);

 

  • Foto personale;

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti të nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze / turke);

 

  • Certifikatë e gjuhës së huaj B1 sipas sistemit CEFR (anglisht / turqisht, në varësi të programit të studimit);

 

  • *Learning Agreement (studenti duhet të kryejë në METU minimalisht 30 ECTS);

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 04 Shkurt 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!