Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për traineeship për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
https://www.uth.gr/en/international/erasmus/international-credit-mobility
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për traineeship;
Kohëzgjatja e bursave:
– 2 deri në 4 muaj;
Fushat:
– Kimi ushqimore;
– Sistemi i informacionit gjeografik të aplikuar;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor / Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze) (për studentët e nivelit master – listë notash e nivelit bachelor dhe nivelit master);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze);
– Dokumenti i gjuhës së huaj, sipas linkut:
http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/english_language_requirement.pdf
-Application form, sipas linkut:
- http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/StudentApplicationForm.docx
- – Student Information sheet, sipas linkut:
http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/DataStudentInformation.docx
-Data of incoming students:
http://erasmus.uth.gr/docs/English/Studies/Data_of_incoming_students.doc
– Dokumenti Learning Agreement* for traineeship;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://erasmus.uth.gr/docs/V__ii-___Erasmus_______107_2020_copy_copy_copy.docx \
Udhëzuesi për plotësimin:
Afati për aplikim: 27 Shkurt 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!