Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Westminster në Mbretërinë e Bashkuar për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Westminster në Mbretërinë e Bashkuar për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Westminster në Mbretërinë e Bashkuar për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Westminster në Mbretërinë e Bashkuar për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

 

https://www.westminster.ac.uk/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

*Studentët e vitit të tretë Bachelor nuk mund të aplikojnë.

 

Fushat e studimit:

 

Studentët e UT-së mund të aplikojnë në këto fakultete / departamente të Universitetit Westminster:

 

  • College of Design, Creative and Digital Industries;
  • College of Liberal Arts and Sciences;
  • Westminster Business School.

 

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Westminster, në gjuhën angleze, klikoni në adresën:

 

https://www.westminster.ac.uk/international/student-exchanges/modules-and-credit/choosing-your-modules

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);

 

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

Dokumentat e pranuara të gjuhës së huaj nga Universiteti Westminster janë: IELTS, Pearson, TOEFL or Cambridge English Language Examination score.

-*Learning Agreement (studentët duhet të kenë 60 UK/30 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Westminster lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 30 Mars 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!