Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Rzeszow, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Rzeszow, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Rzeszow, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Rzeszow, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://www.ur.edu.pl/en/incoming-students

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja:

– 5+2 ditë

Fushat e shkëmbimit:

– Drejtësi;

– Ekonomiks;

– Gjuhë Angleze;

– Gjuhë Gjermane.

Për katalogun e lëndëve, referohuni linkut:

https://www.ur.edu.pl/en/courses-2024-2025

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensim ditor (140 Euro/ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze; 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze); 

– Vërtetim punësimi; 

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie; 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx 

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.

Afati për aplikim: 05 Shkurt 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!