Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 15 – 19 Maj 2023, në të cilën do të organizohen leksione, seminare dhe aktivitete sociale.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Fushat e shkëmbimit:
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
– Matematikë (Matematikë e aplikuar);
– Inxhinieri mjedisore;
– Administrim Biznesi;
– Kimi dhe shkencat e saj;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
*Pjesëmarrja në aktivitetin Staff Week ka një tarifë prej 100 Euro.
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Application form, sipas linkut:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/03/Application-Form-STA-STT.doc
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 20 Mars 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!