Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Siauliai State University of Applied Sciences, Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e mësimdhënies:
– Teknologji e sistemeve të Informacionit;
– Punë sociale;
– Administrim Biznesi.
https://svako.lt/en/degree-studies/study-programmes
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Mobiliteti duhet të kryhet brenda muajit maj 2023.
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 14 Shkurt 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!