Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 10 – 14 Tetor 2022. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 10 – 14 Tetor 2022.

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 10 – 14 Tetor 2022.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 10 – 14 Tetor 2022.

https://www.cumhuriyet.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim.

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

Fushat e mësimdhënies për stafin akademik:

https://www.cumhuriyet.edu.tr/

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (për stafin akademik) (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 14 Shtator 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!