Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora (Konsorciumi AMIGO), në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora (Konsorciumi AMIGO), në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora (Konsorciumi AMIGO), në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për studime / traineeship për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

https://www.uevora.pt/


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime / traineeship;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master / Ph.D;

Kohëzgjatja e bursave:

– 3 muaj;

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online:

 

https://siiue.uevora.pt/auth

 

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (360 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

– Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze); 
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti në gjuhën angleze;
– Listë notash (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Letër rekomandimi në gjuhën angleze (së paku 1);

– Diploma dhe Certifikata kualifikimesh;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;

– Për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet edhe vërtetimi përkatës.

 

Afati për aplikim: 28 Shkurt 2023.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!