Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.

http://www.plus.ac.at/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor;

– Master;

Fusha e studimit:

– Shkenca Politike;

– Marrëdhënie ndërkombëtare.

*Studentët që aktualisht janë të regjistruar në programin e studimit “Marrëdhënie ndërkombëtare” duhet të kenë përfunduar studimet e tyre Bachelor në fushën e Shkencave politike ose Marrëdhënieve ndërkombëtare.

Informacion për katalogun e lëndëve të ofruara: 

https://www.plus.ac.at/politikwissenschaft/studium/erasmus/erasmus-incoming/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV (në gjuhën angleze / gjermane);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / gjermane;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Gjermanisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Salzburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / gjermane);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Diplomë e nivelit Bachelor;

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Gjermanisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Salzburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 6 Qershor 2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!