Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Hacettepe në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Hacettepe në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Hacettepe në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Hacettepe, në Turqi në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie / trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Mobiliteti duhet të kryhet brenda datës 25 Maj 2025.

Fushat e mësimdhënies:

-Gjuhë e huaj;

Për më shumë informacion, referohuni linkut:

https://ydyo.hacettepe.edu.tr/en

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

-Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar periudhën për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 13 Mars 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!