Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor të Timisoarës, në Rumani.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Për më shumë informacion mbi universitetin pritës, klikoni në:
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 + 2 ditë;
Personeli duhet të marrë pjesë në:
- Erasmus International Teaching Week (mobilitet për mësimdhënie), në datat 5 – 9 Prill 2027 ose
- Erasmus International Training Week (mobilitet për trajnim), në datat 14 – 18 Qershor 2027.
Fushat:
- Gazetari;
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
- CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
- Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, të citohen emrat e universiteteve dhe periudha për secilin mobilitet);
- Plani i mobilitetit*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 28 Tetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
