Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Adam Mickiewicz, në Poznan, Poloni, për semestrin e dytë të akademik 2026-2027.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Adam Mickiewicz, në Poznan, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
- Gjuhë e huaj, sipas linkut: https://amu.edu.pl/en/main-page/amu-directory/faculties/faculty-of-modern-languages-and-literatures
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor (148 Euro / ditë);
- Kostot e udhëtimit (309 Euro).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
- CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
- Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni mobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 10 Dhjetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
