Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në College of Social and Media Culture në Poloni, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e mësimdhënies:
– Teknologji informacioni;
– Shkenca politike;
– Studime kulturore;
– Gazetari dhe komunikim;
http://wsksim.edu.pl/bwmim/erasmus-plus/for-incoming/study-offer/
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Afati për aplikim: 15 Tetor 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!