Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari në Venecia, Itali, për vitin akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari në Venecia, Itali, për vitin akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari në Venecia, Itali, për vitin akademik 2021-2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për vitin akademik 2021-2022.

 

https://www.unive.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat:

 

  • Histori dhe Arkeologji;

 

Katalogu i kurseve:

 

https://www.unive.it/data/9639/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–       Shkëmbimi i stafit akademik (5 + 2 ditë);

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin (160 EUR në ditë për stafin)

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane sipas formatit Europass);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/2_Incoming-Erasmus_APPLICATION-FORM-1.docx

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane (niveli B2);

– Plan pune në gjuhën angleze / italiane;

– Vërtetim punësimi në gjuhën Shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / italiane;

– Letër suporti nga një pedagog në Universitetin Ca’Foscari (mund të kontaktoni tek: international.cooperation@unive.it duke dërguar CV dhe planin e punës);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit, sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/3.3_Template_Mobility-Agreement_STAFF-for-teaching.doc

 

Afati për aplikim: 01 Tetor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!