Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët Master,  për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

 

https://www.unive.it/pag/13526

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

–          Shkëmbimin e studentëve Master;

 

*Studentët e vitit të dytë nuk mund të aplikojnë!

 

Fushat e studimit:

 

-Histori dhe Arkeologji;

 

Katalogu i kurseve:

 

https://www.unive.it/data/9639/

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–       Master ( 1 semestër );

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët)

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane në varësi të programit të studimit);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/ERrjn1nZmsBPvFm2UIHp-mMBNipVH_Wp50oiXq0_Lzhndg?e=D0ccHb

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane në varësi të programit të studimit);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikata e gjuhës së huaj, niveli B2 (Italisht / Anglisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

 

Afati për aplikim: 26 Prill 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!