Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Genovas, Itali, për vitin akademik 2021 – 2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik me kohë të plotë;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 + 2 ditë;
Fushat e trajnimit:
-Shkenca sociale dhe të sjelljes;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 Euro/ditë);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Afati për aplikim: 20 Tetor 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!