Hapet thirrja për për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Ia?i, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

http://www.uaic.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–      Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

–        Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ, me kohë të plotë, për trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

–         5 + 2 ditë;

Fushat e mësimdhënies:

–          Histori dhe arkeologji;

–          Filozofi dhe etikë;

–          Edukim;

–          Gjuhë të huaja;

–         Shkenca sociale dhe të sjelljes (shkenca politike, sociologji, dhe studime kulturore, psikologji);

–          Gazetari dhe raportim;

–          Biznes dhe administrim;

–          Drejtësi;

–          Shkenca të Biologjisë;

–          Shkenca të fizikës;

–          Matematikë dhe statistikë;

–          Teknologji informacioni dhe Komunikimi;

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Teaching-Agreement_in-1.docx

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë për trajnim: 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

 

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze);

 

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);

 

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Training-Agreement_in.docx

 

*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.

 

Afati për aplikim: 10 Nëntor 2022

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!