Java e Këshillimit të Karrierës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Java e Këshillimit të Karrierës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Java e Këshillimit të Karrierës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë
 
 

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë po zhvillohet edicioni i dytë i “Javës së Këshillimit të Karrierës”.

 
Gjatë këtij edicioni do të realizohet këshillimi e trajnimi i studentëve në mënyrë intensive për çështje që lidhen me karrierën, tregun e punës, praktikat profesionale dhee punën vullnetare.
 
Të ftuar si lektorë e trajnues janë ekspertë të jashtëm, të cilët kanë kontribut profesional të spikatur në fushat përkatëse dhe mund të ndajnë me studentët njohuritë e tyre teorike e veçanërisht ato praktike.
 
Në ditën e dytë të Javës së Këshillimit të Karrierës, të ftuar qenë Z. Arben Mako (bashkëthemelues i kompanisë njoftime.com) dhe Zj. Joana Qeleshi (avokate, pedagoge).
 

Java e Këshillimit të Karrierës në FHF, që zhvillohet nën kujdesin e zv/dekanes Dr. Elsa Skënderi dhe të drejtueses së zyrës së Këshillimit të Karrierës, Blerina Gega, synon të plotësojë gamën e shërbimeve të karrierës të ofruara për studentët e Universitetit të Tiranës