Konferenca Shkencore Studentore Ndërkombëtare - UNIVERSITETI I TIRANËS

Konferenca Shkencore Studentore Ndërkombëtare

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik, u mbajt edicioni i dytë i Konferencës Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Edukimi në Perspektivën e Studentëve dhe të Studiuesve të Rinjtë – UT Flet me Zërin e Studentëve”.

 

Kjo konferencë, e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Tetovës, me pjesëmarrjen e 186 studiuesve, mundësoi prezantimin e 127 punimeve shkencore, të ndara në fushat e mëposhtme: •Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Albanologji (20 punime)

  • Shkencat e Natyrës (42 punime)

  • Gjuha të Huaja – Përkthim (11 punime)

  • Shkencat Sociale (27 punime)

  • Shkencat Juridike (14 punime), dhe 

  • Shkencat Ekonomike (12 punime). 

Çdo punim ka një ose më shumë autorë.

 

Konferenca shkencore studentore synon të shndërrohet në një platformë, ku të nxitet ndërkombëtarizimi i Universitetit të Tiranës dhe i produktit të tij shkencor.

 

 

 

 

Uni Education by Shark Themes