Procedura e Konfirmimeve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Procedura e Konfirmimeve

 

PROCEDURA E KONFIRMIMIT TË DOKUMENTACIONIT SHKOLLOR NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

 
PROCEDURA

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në Rektoratin e UT-së mundëson procedurën e verifikimit dhe konfirmimit të dokumentave tё lёshuara nga fakultetet e Universitetit të Tiranës:

  • FAKULTETI I DREJTËSISË
  • FAKULTETI I EKONOMISË
  • FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË
  • FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
  • FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
  • FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
  • INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Sektori ofron dy procedura:

PROCEDURA PRIVATE, e cila konsiston vetëm në konfirmimin dhe firmosjen e vulosjen nga UT të  dokumentave të verifikuara.

(Kryesisht ndiqet nga aplikantët që duan të legalizojnë dokumentat në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme).

________________________________________________________________________________________________________________

PROCEDURA ZYRTARE, e cila konsiston në konfirmimin, firmosjen dhe vulosjen nga UT si dhe në dërgimin e dokumentave nga UT në një Institucion jashtë vendit, me email ose postë fizike, në fazën e fundit.

(Procedura zyrtare kryhet vetëm në rastin kur aplikanti ka zgjedhur institucionin, i cili kërkon që dokumentat të dërgohen zyrtarisht nga UT).

__________________________________________________________________________________________________________________

DOKUMENTACIONI SHKOLLOR

Dokumentat që konfirmohen nga UT:

  • Diplomë.
  • Suplement diplome.
  • Listë notash.
  • Vërtetim.
  • Program mësimor.
  • Dëshmi gjuhe (e lëshuar nga FGJH ose FHF).

Dokumentat, me të cilat mund të pajiseni në Rektorat (vetëm në rastet kur do të ndiqni njërën nga procedurat):

Me suplement diplome mund të pajiseni vetëm në fakultet.

Nëse doni të pajiseni me dokumenta me të dhëna specifike (d.m.th jo në formatin standard) duhet t’i drejtoheni fakultetit, ku keni kryer studimet.

 

APLIKIMI DHE FAZAT E PROCEDURËS

Faza e parë e aplikimit është me email (nuk është nevoja të paraqiteni fizikisht në këtë fazë).

Ju do të skanoni dhe dërgoni me email:

Për fazat e tjera të procedurës ju sqarojmë hap pas hapi.

 

KOHËZGJATJA E PROCEDURËS
  • 10 ditë pune – procedura private.
  • 15 ditë pune – procedura zyrtare.
  • 20 – 25 ditë pune – procedura për pajisje dhe konfirmim (private ose zyrtare).

 

KONTAKTET

liljana.baze@unitir.edu.al për Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja,Fakultetin e Shkencave Sociale.

franceska.celmeta@unitir.edu.al për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Institutin e Studimeve Evropiane.

Telefon: +355 4 2234663

Adresa: Godina “Liria”, Qyteti i Studentit, Tiranë.

Qyteti Studenti, Godina Liria, Kati i dytë

https://goo.gl/maps/QB4sm3p3ko52zQ796

 

 

SQARIME
  • Cilat dokumenta ju duhen për të konfirmuar dhe si ju duhen e përcakton Institucioni jashtë vendit, ku ju keni aplikuar ose do të aplikoni, sepse ai vendos kriteret e pranimit të dokumentaconit tuaj, jo UT.
  • Përkthimin dhe legalizimin e dokumentave (nëse e doni atë) e bën aplikanti, jo UT.
  • UT i pranon dokumentat edhe fotokopje edhe origjinale, përveç diplomës që është gjithmonë fotokopje A4 (dokumentat nuk pranohen, kur janë të dëmtuara).

 

REGARDING FOREIGNER INSTITUTIONS

The University of Tirana comprises several faculties, including the Faculty of Economy, the Faculty of Foreign Languages, the Faculty of Social Sciences, the Law Faculty, the Faculty of Natural Sciences, Faculty of History and Philology and the Institute of European Studies.

If the applicant has completed or has started his/her studies at one of these faculties, regarding the verification procedure we inform you that the required information will be verified according to the Albanian legislation aiming at guaranteeing and protecting personal data, please send the following:

  • The reason why the data is required.
  •  A statement issued by the Head/Authorized Officer of the company that the data will be used only for the stated reason.
  • A statement issued by the person himself/herself which grants authorization for the verification of data.
  • An identification card or passport of the applicant.
  • The documents that are issued by the University of Tirana, such as degreecertification, or transcript of records.
  • University of Tirana has a fee for the verification of documents (please find attached the invoice with the bank details regarding the payment for this service). 
REGARDING FOREIGNER INSTITUTIONS
Note: The record holders and able to verify the documents issued by the University of Tirana are:  
 
Marjola Xheblati (marjola.xheblati@unitir.edu.al)    
Liljana Baze (liljana.baze@unitir.edu.al)    
Françeska Çelmeta (franceska.celmeta@unitir.edu.al)

 

 

Uni Education by Shark Themes