Titulli: “LAB i Integruar i Mediave Digitale”,
Referencë: Nr. 822/1 Prot., datë 11.07.2023;
Kohëzgjatja: 2023;
Qëllimi i këtij projekti kërkimor shkencor është të kontribuojë për të rritur nivelin e mësimdhënies në fushën e shkencave të komunikimit masiv. Ai do ketë karakter ndërdisiplinor dhe do të integrojë studime shkencore në fushën e medias dhe komunikimit masiv, por ka potenciale për të integruar edhe kërkime shkencore në fusha të përafërta ose të konvergjueshme sikurse janë sociologjia e opinionit publik, shkencat politike, antropologjia, kulturologjia etj.
Objektivat janë:
- krijimi i bazës së të dhënave cilësorë për studimin e procesit të prodhimit dhe transmetimit të përmbajtjeve audiovizive;
- realizimi i matjeve sasiore të procesit të transmetimit në fushën e mediave audiovizive dhe online;
- stokimin e bazave të mëdha voluminoze të dhënash në formë zanore, tekstuale, vizive, fotosh, diagramesh etj;
- realizimi i intervistave audio-vizive;
- eksperimentimi në mënyrë alternative për video, podcast-e, kolona zanore për qëllime studimore etj.
Koordinator: Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
Programi: Infrastruktura e Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2023, AKKSHI