LAB i Integruar i Mediave Digitale - UNIVERSITETI I TIRANËS

LAB i Integruar i Mediave Digitale

Titulli: “LAB i Integruar i Mediave Digitale”,  

Referencë: Nr. 822/1 Prot., datë 11.07.2023;

Kohëzgjatja: 2023;

Qëllimi i këtij projekti kërkimor shkencor është të kontribuojë për të rritur nivelin e mësimdhënies në fushën e shkencave të komunikimit masiv. Ai do ketë karakter ndërdisiplinor dhe do të integrojë studime shkencore në fushën e medias dhe komunikimit masiv, por ka potenciale për të integruar edhe kërkime shkencore në fusha të përafërta ose të konvergjueshme sikurse janë sociologjia e opinionit publik, shkencat politike, antropologjia, kulturologjia etj.

Objektivat janë:

  • krijimi i bazës së të dhënave cilësorë për studimin e procesit të prodhimit dhe transmetimit të përmbajtjeve audiovizive;
  • realizimi i matjeve sasiore të procesit të transmetimit në fushën e mediave audiovizive dhe online;
  • stokimin e bazave të mëdha voluminoze të dhënash në formë zanore, tekstuale, vizive, fotosh, diagramesh etj;
  • realizimi i intervistave audio-vizive;
  • eksperimentimi në mënyrë alternative për video, podcast-e, kolona zanore për qëllime studimore etj.

Koordinator: Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;

Programi: Infrastruktura e Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2023, AKKSHI