Lista e projekteve të shpallura fituese në kuadër të programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”.
Në bazë të neneve 40, 108, dhe 109, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 36 të Statutit të Universitetit të Tiranës, në Vendimin nr. 29 të Senatit Akademik “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e administrimit të projekteve të kërkimit shkencor, që financohen nga Buxheti për Kërkimin Shkencor në UT”, Vendimin e Rektorit të UT-së nr. 13, datë 12.11.2021 “Për miratimin e Komisionit Institucional të Ekspertëve, për vlerësimin e projekteve të Programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, si dhe thirrjes për projekte në programin “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, komisioni pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dosjet e aplikuara në këtë thirrje, Komisioni Teknik i Vlerësimit të Projekteve në përfundim, shpalli fitues projektet e mëposhtme:
- “Aspekte të menaxhimit të specialistëve të Shërbimit të Provës në Shqipëri: nën perspektivën e Rregullave të Tokyos”;
- “Shqipja e së Drejtës”;
- “Analizat e Substancave Prioritare në Ujrat e Porteve Kryesore në Shqipëri”;
- “Pedagogjia e trajtimit automatik të gjuhëve” (PeTAG);
- “Teknologjitë e reja në mësimdhënien e letërsisë”;
- “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në këndvështrimin e konkurrueshmërisë dhe eficiencës ekonomike”;
- “Emigrimi afatgjatë dhe kontributi i tij në progresin ekonomik dhe social të vendit”;
- ‘‘Bashkëpunimi Universitet – Biznes drejt nevojave të reja të tregut: Kualifikim, Inovacion, Financim, Teknologji” (SME – KIFT).