Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,
Së pari Ju urojmë suksese për këtë Vit të Ri Akademik 2024-2025.
Për të aksesuar Platformën “Microsoft Teams”, ju lutemi referohuni si më poshtë:
Lidhur me aksesimin e platformës Microsoft, për mësimdhënie në distancë, lutem shikoni manualin në link Microsoft office 365 për student (Kliko këtu).
Gjithashtu më poshtë do të gjeni edhe një informacion të shkurtër që mund t’ju nevojitet për të aksesuar adresësn tuaj të email-it,
Kredencialet e aksesit për studentët, të ndarë sipas Fakulteteve, janë si më poshtë:
Përdoruesi:
- emër_mbiemër.fdstudent@unitir.
edu.al (Studentë të Fakultetit të Drejtësisë) - emër_mbiemër.festudent@unitir.
edu.al (Studentë të Fakultetit të Ekonomisë) - emër_mbiemër.fshnstudent@
unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës) - emër_mbiemër.fhfstudent@
unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë) - emër_mbiemër.fgjhstudent@
unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja) - emër_mbiemër.fshsstudent@
unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale) - emër_mbiemër.isestudent@unitir.
edu.al (Studentë të Fakultetit të Institutit të Studimeve Evropiane)
Fjalekalimi: ****** (Fjalëkalimi për secilin përdorues është dërguar në adresat tuaja personale).
- Te logohen me kredencialet e dhena (p.sh nëse jeni studentë i Fakultetit të Drejtësisë) emer_mbiemer.fdstudent@
unitir.edu.al - Passwordi ka politika: të ketë minimumi 8 karaktere. (Gërma të mëdha, të vogla, numra si dhe pikësime.)
- Pas ndryshimit te paswordit, ju lutemi të jeni të vëmendshëm të mbani mend paswordin e ri qe vendosni, pasi reset nuk lejohet dhe realizohet vetem nga IT.
Ju lutemi, duhet pasur kujdes që në të dhënat tuaja “emer_mbiemer” te përdoren gër
Për të aksesuar platformën nëpermjet kompjuterit tuaj desktop apo laptop, vizitoni adresen:
https://www.microsoft.com/en-
Komunikimi me anë të postës elektronike me domain name unitir.edu.al (email-it), apo formave alternative të vendosur në dispozicion nga Univeristeti i Tiranës i referohet akteve ligjore, Statuti të UT-së, Rregulloreve si dhe Kodit të Etikës. Çdo veprim ose mosveprim në kundërshtim me këto akte në rast se nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masa disiplinore sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
Përmes ndërfaqes web të gjendur në adresën e sipër-shënuar, ose nëpermjet aplikacionit përkatës me funksionalitete identike i cili mund të shkarkohet brenda ndërfaqes web pas kyçjes në platformë, e më tej të instalohet në njësine kompjuterike.
Platforma mund të aksesohet edhe nëpermjet instalimit të aplikacionit të emërtuar TEAMS nga MICROSOFT, i gatshëm për pajisjet android apo IOS nëpërmjet play store apo app store.
Pas kyçjes së parë në platformë, duhet të ndryshoni fjalëkalimin duke e personalizuar atë. Gjithashtu, lutemi ndryshoni password-in në momentin e logimit si hap i detyrueshëm, sugjerojmë që pass të ketë min 8 karaktere. (Gërma të mëdha, të vogla, numra si dhe pikësime.)
- Të dhënat personale mbrohen sipas LIGJ Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale“ (Kliko këtu)
- Rregulloret e Universitetit të Tiranës (Kliko këtu)
- Kodi i Etikës i Universitetit të Tiranës (Kliko këtu)
- Të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to mbrohen me LIGJ Nr. 35/2016 (Kliko këtu)
Për të mësuar më shumë mbi zgjidhjet që mundëson platforma, ju ftojmë paraprakisht të shikoni të plotë ilustrimin që gjendet në këtë link:
Për çdo paqartësi kontaktoni me IT e Fakulteteve tuaja.
Adresa e Universitetetit të Tiranës për Suport: support.teams@unitir.edu.al
Shënim:
Senati Akademik i Universiteit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës 21/10/2020 ka marrë vendimin për përdorimin e unifikuar të sistemit digjital të mësimit në distancë, platformën Microsft Teams. Zhvillimi i procesit mësimor në distancë kushtëzohet nga i virusit Covid-19.
Platforma Microsoft Office 365 education, ka gjetur përdorim në Universitetin e Tiranës dhe është konfiguruar në kuadër të një shtese dhe ndryshim të Vendimit nr. 762, datë 1.9.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes së rinovuar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “Microsoft corporation””, për projektin e partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit”, që në vitin 2013. Universiteti i Tiranës përdor të gjitha produktet e Microsoft të formës education, por jo vetëm duke u pajisur me produkte të Microsft nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit).
Gjatë vitit 2020 dhe në vijim nga ana e Universitetit të Tiranës janë përfituar të gjitha shërbimet Cloud të Microsoft Education sipas marrëveshjes Microsoft Online Subscription Agreement.
Periudha e ruajtjes së të dhënave në platformën Microsoft Office 365.edu është e përcaktuar sipas politkave dhe rregullave DPA, GDPR, e cila është për mbrojtjen dhe mundësinë e mbrojtjes së drejtave dhe të dhënave personale brenda Bashkimit Evropian. Në rastet kur ndodh një regjistrim, ai ruhet në Cloud të platformën Microsoft office 365 education deri në 21 ditë kalendarike dhe më pas vetëshkatërrohet si detyrim GDPR të zbatuar nga Microsft.
Platforma Microsoft Office 365 education, ruan raporte statistikore të realizimit të mësimdhënies për një periudhë 90 ditore (audit log 7 ditor) dhe më pas vetëshkatërrohen (bazuar në politikat e mbrojtjes së të dhënave brenda Bashkimit Europian GDPR të vendosura nga Microsoft.)
Referuar në Ligjin e Arsimit të Lartë kreu IX, Studentët dhe të dhënat mbi studentët; Universiteti i Tiranës në zbatim të pikës 1, Statusi i studentit fitohet me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë. Ky status humbet me marrjen e diplomës ose certifikatës përkatëse, si dhe në rastin e çregjistrimit të studentit nga ai institucion. Me humbjen e statusit të studentit, si dhe përfundimit të qëllimit për realizimin e mësimdhënies të komunikimit online, UT merr masat për të fshirë adresat e krijuara dhe pas këtij procesi (të fshirjes) pas 30 ditë kalendarike ato vetëshkatërrohen.
I gjithë procesi i transferimit realizohet në cloud të Microsoft Office 365 edu, në kuadër të mësimdhënies në distancë Universiteti i Tiranës ka aplikuar:
- Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”, i ndryshuar.
- Urdhërat, Udhëzimet, Rekomandimet dhe Vendimet e Komisionierit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Ligji nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë”.
- Urdhër nr.12, datë 08.06.2015, mbi miratimin e “Rregullore për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Universitetin e Tiranës”.
- Statuti dhe Rregullorja e UT-së.
- Kodi i Etikës i Universitetit të Tiranës.
- Rregullores së Brendshme e Universitetit të Tiranës “Për mbrojtjen nga infeksioni i shkaktuar nga virusi Covid-19”,
- Vendim i Senatit Akademik datë 21.10.2020, për përdorimin e unifikuar të sistemit digjital të mësimit në distance, platformës Microsoft Teams.
- Zhvillimi i procesit mësimor në distancë kushtëzohet nga virusi Covid-19;
- Udhëzues i Universitetit të Tiranës për zhvillimin e mësimit në distancë;
- Rregullore e posaçme e Universitetit të Tiranës mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve online të sezonit të dimrit të vitit akademik 2021-2022
- Vendim i Rektoratit nr. 1, datë 01.02.2021, “Mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve të semestrit të parë në Universitetin e Tiranës”;
- Vendim i Rektoratit nr. 2, datë 24.05.2021, ““Mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve të simestrit të dytë në Universitetin e Tiranës”
- Vendim i Rektoratit, nr. 6, datë 01.10.2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Posaçme të Universitetit të Tiranës”Mbi mënyrën e zhvillimin të provimeve on line të sezonit të dimrit të vitit akademik 2020-2021”
- Vendim i Rektoratit, nr. 7, datë 01.10.2021, “Për disa shtesa në Rregulloren e Brendshme të Universitetit të Tiranës “Për mbrojtjen nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19”
- Vendim i Rektoratit, nr. 8, datë 01.10.2021, “Për disa shtesa në Udhëzuesin e Universitetit të Tiranës “Për zhvillimin e mësimit në distancë”