Mbi Hartimin e Projekt-Statutit të Konferencës së Rektorëve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mbi Hartimin e Projekt-Statutit të Konferencës së Rektorëve

Sot më datën 13.01.2017, në ambjentet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u mblodh grupi i punës i përbërë nga 5 anëtarë të Konferencës së Rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, i kryesuar nga Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Prof.Dr. Mynyr Koni, grup i cili u miratua në mbledhjen e të gjithë Rektorëve, të zhvilluar në datë 06.01.2017.

Grupi diskutoi dhe doli me një qëndrim të përbashkët për hartimin e Projekt-Statutit të Konferencës së Rektorëve. Ky projekt do t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të tjerë për mendime dhe sugjerime.

Gjithashtu, grupi i punës në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi mbi planin strategjik të zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, duke trajtuar problematika dhe çështje konkrete që janë të lidhura me vënien në zbatim të Statutit të ri. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi mundësinë e financimit të projekteve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen nga Konferenca e Rektorëve pas miratimit të statutit të saj.