Mbi procedurën dhe dokumentacionin e kërkuar për ndryshimin e gjeneraliteteve në Universitetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mbi procedurën dhe dokumentacionin e kërkuar për ndryshimin e gjeneraliteteve në Universitetin e Tiranës

Mbi  procedurën dhe dokumentacionin e kërkuar për ndryshimin e gjeneraliteteve në Universitetin e Tiranës

Studenti i interesuar për ndryshimin e gjeneraliteve duhet të dorëzojë pranë Rektoratit të UT-së dokumentacionin dhe të ndjekë procedurën si më poshtë:

  • Vërtetim i lëshuar brenda 3 (tre) muajve të fundit nga Fakulteti përkatës i studentit
  • Certifikatë martesore ose tjetër dokument certifikues i të dhënave që do ndryshohen, lëshuar brenda 3 (tre) muajve të fundit
  • Plotësimi në Rektorat me shkrim dore i një formulari për ndryshimin e gjeneraliteteve
  • Kryerja e pagesës së tarifës për aktet administrative prej 400 leke (të reja) në Bankën Credins (Mandat pagesa tërhiqet në Rektorat ose on line)
  • Pas dorëzimit të këtyre dokumentave në Rektoratin e UT-së, Rektorati i përcjell Fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm për ndryshimin e gjeneraliteteve. Pas 10(dhjetë) ditësh nga dorëzimi i dokumentave në Rektorat, studenti duhet të interesohet pranë Fakultetit nëse ndryshimi i gjeneraliteteve është kryer.

 

Për formularin dhe mandat pagesa për tarifën e akteve administrative (Kliko këtu)