Mikroorganizmat e shoqëruara me grimcat e pezulluara: Një çështje e re e lidhur me cilësinë e ujit të lumenjve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mikroorganizmat e shoqëruara me grimcat e pezulluara: Një çështje e re e lidhur me cilësinë e ujit të lumenjve

Titulli: «Mikroorganizmat e shoqëruara me grimcat e pezulluara: Një çështje e re e lidhur me cilësinë e ujit të lumenjve»; 

Referencë: Nr. 907/1 Prot., datë 31.07.2023;

Kohëzgjatja: 24 muaj;

Qëllimi i studimit synon të testojë hipotezën se grimcat e ngurta të pezulluara përfaqësojnë një komponent thelbësor ujor kur duhet të vlerësohet origjina dhe fati i ndotjes mikrobiologjike në ujërat e ëmbla.

Objektivat e projektit janë:

– Të monitorojë fluksin e grimcave të pezulluara me anë të përcaktimit direkt sasior të grimcave të pezulluara në ujërat e lumenjve në regjime të ndryshme hidrologjike dhe kushte të kundërta klimatike;

– Të karakterizojë nivelin e ndotjes kimike dhe mikrobiologjike të lidhur me grimcat;

– Të testojë aplikimin e citometrisë me fluks (Floë Cytometry, FCM), si një metodë e re për të dalluar dhe për të përcaktuar sasinë e grimcave të pezulluara, mikroorganizmave të pezulluar dhe të atyre që janë të lidhur me grimcat;

– Të krijohet një grup treguesish kimikë dhe mikrobiologjikë të lidhur me grimcat e pezulluara si një parametra kritik për vlerësimin e cilësisë së ujit.

Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi: Bilateral Kërkimor, Tekniko-Shkencore, mes Shqipërisë dhe Italisë 2023-2024, AKKSHI