Titulli i Disertacionit: Administrimi i sistemit gjyqësor në Shqipëri në këndvështrim historik dhe krahasues
Autori: Naureda Llagami
- Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Publike
- Fusha e studimit: E Drejtë Publike
- Data e publikimit: 18.08.2026
- Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Naureda Llagami
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës.
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti: Ky disertacion ka për objekt analizën juridike të administrimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, e kuptuar jo vetëm si kategori thjesht administrative, por edhe si kategori juridiko-kushtetuese, e ndërthurur ngushtësisht me parimin e ndarjes së pushteteve, me parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, me llogaridhënien institucionale dhe me detyrimin për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. Brenda një kornize të vetme analitike, desertacionit synon të rindërtojë evoluimin kushtetues të organizimit dhe administrimit të gjykatave shqiptare, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912 e deri në fazën aktuale të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke vendosur në qendër të analizës ndërhyrjen kushtetuese të vitit 2016, si pikën e shndërrimit më të rëndësishëm në historinë e qeverisjes gjyqësore shqiptare. Teza qendrore e disertacionit është analizimi i tri fazave të mëdhaja të transformimit institucional të administrimit të sistemit gjyqësor shqiptar : faza e konsolidimit fillestar të shtetit të së drejtës në periudhën para regjimit komunist, e karakterizuar nga një ndërthurje origjinale midis trashëgimisë juridike osmane dhe ndikimit të modeleve evropiane perëndimore, kryesisht atë italian; faza e shtrembërimit ideologjik gjatë regjimit komunist, në të cilën pavarësia e gjyqësorit u parashikua formalisht në tekstin kushtetues, por u zhvesh substancialisht në praktikën institucionale dhe nënvizohet ndikimi i Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik të vitit 1936; si dhe faza e riformimit demokratik pas vitit 1991, e cila kulmoi me reformën kushtetuese të vitit 2016 si riformatim institucional i tërë sistemit të drejtësisë. Kjo reformë nuk përbën një rishikim teknik të organizimit gjyqësor, por një transformim strukturor, përmes të cilit modeli i administrimit, i ndikuar nga ekzekutivi, u zëvendësua nga modeli i vetëqeverisjes profesionale. Kontributi origjinal i disertacionit qëndron në ndërtimin e një kornize gjithëpërfshirëse interpretuese, që vendos administrimin gjyqësor shqiptar në një vazhdimësi të gjatë historiko-kushtetuese, të harmonizuar me standardet bashkëkohore evropiane, dhe që ofron, mbi këtë bazë, propozime konkrete për përmirësimin e efikasitetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Fjalë kyçe: administrimi i sistemit gjyqësor; pavarësia e pushtetit gjyqësor; reforma kushtetuese e vitit 2016; vetëqeverisja gjyqësore; efikasiteti gjyqësor; afati i arsyeshëm; standardet evropiane
Abstract: This doctoral dissertation addresses the administration of the judicial system in the Republic of Albania, to be understood not only as a mere administrative category, but as a constitutional-legal category, closely intertwined with the principle of the separation of powers, the principle of judicial independence, institutional accountability, and the obligation to render judgment within a reasonable time. The dissertation seeks to reconstruct, within a single analytical framework, the constitutional evolution of the organization and administration of the Albanian courts, from the proclamation of independence in 1912 to the present phase of the process accession to the European Union, placing at the centre of the analysis the constitutional intervention of 2016 as the most significant transformative moment in the history of Albanian judicial governance. The central thesis of the work is that the administration of the Albanian judicial system has traversed three major phases of institutional transformation: an initial phase of consolidation of the rule of law in the period preceding the communist regime, characterised by an original interweaving of the Ottoman legal heritage and the influence of Western European models; a phase of ideological distortion during the communist regime, in which the independence of the judiciary was formally inscribed in the constitutional text, yet was substantively eroded in institutional practice; and a phase of democratic refoundation following 1991, which culminated in the 2016 constitutional reform as an architectural recasting of the entire justice system. That reform does not constitute a technical revision of judicial organization, but rather a structural transformation, through which the model of administration influenced by the executive was replaced by the model of professional self-governance. The original contribution of the work lies in the construction of a comprehensive interpretive framework, which situates Albanian judicial administration within an extended historical-constitutional continuity, harmonised with contemporary European standards, and which offers, on that basis, concrete proposals for the improvement of judicial efficiency in the Republic of Albania.
Keywords: administration of the judicial system; judicial independence; 2016 constitutional reform; judicial self-governance; judicial efficiency; reasonable time; European standards
