Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë diplomën “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të, preferohet në Ekonomi ose në Drejtësi.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
- Të njohë Kodin e Punës në RSH, ligjin e arsimit të lartë, si edhe legjislacionin në përgjithësi që rregullojnë marrëdhëniet e punës në institucionet e administratës shtetërore.
- Të njohë me dëshmi një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
- Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, etike profesionale dhe të punës në grup.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune deri në 1 vit në këtë pozicion ose në pozicione pune të ngjashme.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe lista e notave (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga institucioni përgjegjës;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi që të vërtetojë njohuritë e përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
- Raport mjekësor për aftësinë në punë.
Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 31.01.2022 – 14.02.2022. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.